Kulturë

Arkeologët zbulojnë mijëra vizatime shkëmbore në pyllin e Amazonës

Arkeologët zbulojnë mijëra vizatime shkëmbore në pyllin e Amazonës
Duke u shtrirë në mbi 12 kilometra përgjatë faqeve shkëmbore, zbulimi në Kolumbi është cilësuar edhe si “Kapela Sistine e të lashtëve”
 

Havana, 2 dhjetor (thehill.com) – Një ekip arkeologësh britanikë dhe kolumbianë kanë njoftuar për zbulimin e dhjetëra e mijëra pikturave shkëmbore në Kolumbi e që besohet të datojnë rreth 12,500 vjet më parë.

Duke u shtrirë në 12.8 kilometra përgjatë faqeve shkëmbore, zbulimi është cilësuar edhe si “Kapela Sistine e të lashtëve”. Madhësia e paskaj e zbulimit nënkupton se do të nevojiten breza të tërë për ta studiuar tërësisht.