Kulturë

“Sisters” në kujtim të themeluesit të Baletit

Shfaqja e baletit “Sisters” do të jepet premierë të enjten, në kushte pandemie e me numër të kufizuar të publikut, e për këtë shfaqje balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, siç është thënë në konferencën për media të mërkurën, kanë ushtruar më shumë së pesë javë/KOHA
 

Pesë vjet pas premierës së shfaqjes së baletit “Ngjyrat e vallëzimit”, koreografi turk Mehmet Balkan është rikthyer në Kosovë për një projekt të ri. Kohën e vështirë të pandemisë për Baletin Kombëtar të Kosovës e kishte rënduar pafund ndarja nga jeta e themeluesit e ish-drejtorit të këtij institucioni, Ahmet Brahimaj. E me një shfaqje të re nën koreografi të tij do të nderohet kujtimi për njeriun që shkriu energji, djersë e punë për mbajtjen gjallë të Baletit. Brahimaj vdiq më 7 maj, në moshën 66-vjeçare.

Shfaqja e baletit e quajtur “Sisters” (Motrat) do të jepet premierë të enjten, në kushte pandemie e me numër të kufizuar të publikut, e për këtë shfaqje balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës kanë ushtruar më shumë se pesë javë.