Kulturë

“Nëpër film” me Afrim Muçajn dhe të rejat nga bota

“Nëpër film” me Afrim Muçajn dhe të rejat nga bota
 

“Nëpër Film” vjen këtë të diel me edicionin e ri, me ç’rast sjell të rejat e fundit nga skena e filmit vendor dhe ndërkombëtar.

I ftuar në emision këtë javë është aktori i njohur kosovar Afrim Muçaj. I shquar për role në filma të suksesshëm në skenën e festivaleve, të tillë si “The Van” dhe “Cirku Fluturues”, me aktorin do të diskutohet rreth sukseseve të tij në këto projekte, por edhe për ndikimin që pandemia e ka pasur në angazhimet e tij në film.