UNDP-ja sot ka shndërruar në ngjyrë të portokalltë dy urat në Gjakovë, atë të Terzive dhe Tabaku, në ditën e parë të fushatës “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës Gjinore”.
“Së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë shndërruam në ngjyrë të portokalltë urën e Terzive dhe atë Tabaku, dy atraksione historike të njohura në Gjakovë, në ditën e parë të fushatës ‘16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës Gjinore’”, thuhet në njoftimin e UNDP Kosova.
Tutje thuhet se me këtë rast përfaqësuesi Special i BE-së dhe përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së nënshkruan marrëveshjen e re të projektit mbi “Trashëgiminë Kulturore si Drejtues i Dialogut Ndër-Komunitar dhe Kohezionit Social” e cila lejon bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë fushë gjatë dy viteve të ardhshme ku gratë dhe të rinjtë shfaqen në mënyrë të dukshme.
{gallery}
-
Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i
-
Operacioni ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës përfundon me pesë të arrestuar
-
Zyrtarët më të lartë të komunës me shumicë serbe gjobiten për vandalizëm
-
Kthimi i “Ilaz Kodrës” në rrugë njëkahore nxit reagimin e qytetarëve në Prishtinë
-
Qyteti utopik për Evropën realitet