Kulturë

Farkëtari që s’e ndal punën edhe në kujtim të ustait që ia dha zanatin

Farkëtari që s’e ndal punën edhe në kujtim të ustait që ia dha zanatin
Bajram Kryeziu: “Ia kam pa hairin këtij zanati. Më vijnë do shokë këtu, e ju them punoni se pa punë nuk ka kurgjo. I kam 74 vjet, e hala punoj...”
 

Një stol i moçëm, pranë një tavoline me dollapë, është vendi në të cilin Bajram Kryeziu rri kur nuk ka punë. Kjo, në këndin e punëtorisë së tij shumë më të moçme se karrigia, në rrugën sipër qendrës së Shtimes. Ai është vendas. Ka lindur në Shtime dhe e njeh pothuajse secilën familje, jo vetëm të qytezës, por edhe të më shumë se 30 fshatrave përreth. E gati “gjithë Shtimja” po ashtu e njeh mjeshtrin 74-vjeçar, farkëtarin e vetëm në këtë anë.

Përpara stolit të tij, mu në mes të punëtorisë, është furra e zjarrit që shërben për të nxehur çelikun. Zjarri rri ndezur gjithë ditën, në ritmin e tij të zakonshëm.