Kulturë

Artistja i shndërron mbeturinat në vepra arti për ambient të pastër

Artistja i shndërron mbeturinat në vepra arti për ambient të pastër
Artistja koreane që drejton grupin “Clean Hikers”, Kim Kang-Eun, pozon me veprën e saj të realizuar nga hedhurina në një majë mali në Incheon, Koreja e Jugore (Foto: Reuters/Kim Hong-Ji)
 

Kur bjeshkatarja Kim Kang-eun në rrëpirat e Malit Jiri, më i madhi park kombëtar në Korenë e Jugut, vuri re se ishin të mbushura me hedhurina, gjatë udhëtimit të saj dyditor më 2018, ajo mendoi se ishte koha për të përçuar thirrjen për të pasur më shumë kujdes për natyrën.

Ajo themeloi “Clean Hikers”, një grup që do të mblidhte hedhurina nga aty dhe parqet e tjera malore të vendit për t’i kthyer ato në art.