Kulturë

Fejzo – regjisori i margaritarëve të kinematografisë shqiptare

Fejzo – regjisori i margaritarëve të kinematografisë shqiptare
Muharrem Fejzo, sipas miqve e kolegëve të tij, ia doli ta shënonte emrin e tij të nderuar në kinemanë shqiptare, nëpërmjet veprës dhe trashëgimisë kinematografike që la pas

 Me 14 filma artistikë në bagazhin e tij, ai do të shquhej si një ndër regjisorët më prodhimtarë. E në mesin e tyre edhe ata që u shndërruan në filma kult, si “Mësonjëtorja” e “Kapedani”. “Muharrem Fejzo, regjisori, skenaristi e piktori, na la pas një pasuri të jashtëzakonshme që do t’u flasë brezave. Lamtumirë mjeshtër”, ka thënë ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti

Prishtinë, 22 nëntor – Muharrem Fejzo është një prej emrave më përfaqësues të kinematografisë shqiptare të shekullit të kaluar. Përtej ideologjisë bardhezi të realizmit socialist dhe xhirimeve që bëheshin vetëm dyngjyrëshe, Fejzo, nëpërmjet filmave, arrinte që sadopak të paraqiste edhe ngjyra të tjera për shqiptarët.