Kulturë

Gjermania e akuzuar për ekocid në procesin gjyqësor të 2034-s

Gjermania e akuzuar për ekocid në procesin gjyqësor të 2034-s
Filmi televiziv gjerman, i quajtur “Ökozid” (Ekocid), fiksionalizon një proces gjyqësor më 2034. Në të, një koalicion prej 31 shtetesh nga jugu global e padisin Gjermaninë. Gjykatës Ndërkombëtare i duhet të vendosë nëse shteti gjerman ka cenuar detyrimin e vet për të mbrojtur të drejtën për jetë të të gjitha qenieve njerëzore

Më 2019, Gjykata Supreme e Holandës u bë e para gjykatë e lartë që krijoi detyrën ligjore të qeverisë për të parandaluar ndryshimin e klimës në përputhje me obligimet për të drejtat e njeriut. Ishte një ngjarje historike, raporton DW. 

Tok me rastin holandez, ka qindra procese të ngjashme gjyqësore për klimën gjithandej botës. Së fundmi, aktivistët e rinj nga Portugalia kanë nisur një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg kundër 33 shteteve të industrializuara, me pretendimin se ato kanë dështuar për t’i bërë shkurtimet e nevojshme për të mbrojtur të ardhmet e tyre.