Kulturë

Porcelan delikat zbulohet në varrezat e moçme kineze

Porcelan delikat zbulohet në varrezat e moçme kineze
Më shumë se 60 copëza artefaktesh, përfshirë gota çaji e vere, enë kuzhine e aso sakrificash, janë identifikuar si porcelan Yaozhou, që është i njohur si një prej gjashtë qeramikave më të njohura të Dinastisë Song (960-1279)

Arkeologët kanë njoftuar se kanë gjetur më shumë se 100 objekte delikate e të ruajtura të porcelanit në një varrezë familjare 900 vjet të vjetër në provincën veriperëndimore të Kinës, Shaanxi, shkruan Xinhua. Më shumë se 60 copëza artefaktesh, përfshirë gota çaji e vere, enë kuzhine e aso sakrificash, janë identifikuar si porcelan Yaozhou, që është i njohur si një prej gjashtë qeramikave më të njohura të Dinastisë Song (960-1279), është thënë në konferencën për shtyp të mbajtur nga Instituti Arkeologjik i Shaanxit. Prodhimi i tyre mund të datohet në vitin 1123.

Dy prej pesë varrezave janë plaçkitur më 2010, dhe copëza porcelani janë gjetur në tri varrezat e tjera. Ato besohet se i përkisnin një familjeje me mbiemrin Meng në Dinastinë veriore Song (960-1127). Të ndodhura në rrethin Chang’an të Xi’anit, kryeqytet i Shaanxit, varrezat janë hulumtuar nga arkeologët gjatë muajve qershor e tetor.