Kulturë

Shpresa dhe shkrepësja si letërsi dokumentare e luftës

Shpresa dhe shkrepësja si letërsi dokumentare e luftës
Mbrëmjen e së enjtes, shkrimtari Ag Apolloni ka nënshkruar për lexuesit ekzeamplarë të romanit të tij më të ri “Një fije shprese, një fije shkrepëse”

Pashka dhe Ferdonija. Dy nëna, dy dhimbje të së njëjtës tragjedi. Ato kishin mbetur si titrat në fund të një filmi që ishte kryer në fund të shekullit të kaluar. Njëra ndali hapin përgjithmonë në një livadh midis varreve dhe shtëpisë. Tjetra rri në shtëpi dhe pret qe njëzet vjet.

Historia e luftës me pasojat e saj që vazhdojnë në paqe përbën kurrizin e romanit më të ri të shkrimtarit Ag Apolloni “Një fije shprese, një fije shkrepëse”.