Kulturë

Visar Morina si regjisor teatri në Münich, drejt zbërthimit të vetmisë

Visar Morina si regjisor teatri në Münich, drejt zbërthimit të vetmisë
Përderisa me filmat e tij “Babai” e “Exil” shkeli nëpër festivale me nam, “Münich Kammerspiele” (në foto) do ta mirëpresë Visar Morinën me shfaqje teatri. Ai po inskenon “Psherëtima në trenat që nuk lëvizin”, premiera e së cilës do të jepet në janar

Kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, regjisori kosovar Visar Morina – që i dha jehonë edhe Kosovës nëpërmjet filmave të tij – u njoh për herë të parë me teatrin. Qe moment vendimtar që ai të niste rrugëtimin si regjisor. Përmes projekteve filmike arriti që emri i tij të bëhej i njohur në fushën e kinematografisë. Por tash është gati që të lërë gjurmë edhe në teatër, ku u provua vetëm si asistent regjie.

Më 17 janar të vitit të ardhshëm është planifikuar që të jepet premiera e shfaqjes “Flüstern in stehenden Zügen” (Psherëtima në trenat që nuk lëvizin), nën regji të tij. Morina është në proces që të arrijë në një gjendje të caktuar emocionale. “Shfaqja shpërfaq një gjendje të vetmisë, ku çmenduria troket në derë”, ka treguar shkurt regjisori gjersa shpalos detajet për këtë projekt.