Kulturë

Londra paralajmëron “pëlhurën më të madhe digjitale”

Ekranet 2 mijë metra katrorë, vijnë në kuadër të projektit për rizhvillimin e hapësirës në rrugën “Denmark Street” në Londër, dhe do të shërbejnë për ekspozitimin e veprave të artit e të instalacioneve (Foto: Outernet)
 

(The Guardian) – Vepra të artistëve, përfshirë edhe ato të Marina Abramoviqit, do të shfaqen në Londër vitin e ardhshëm në atë që konsiderohet si pëlhura digjitale më e madhe në botë. Janë bërë të ditura detaje për programin e jashtëzakonshëm artistik përfshirë vendosjen e ekraneve me 360 shkallë dhe rezolucion 8K, në 2 mijë metra katrorë afër stacionit të metrove në “Tottenham Court Road” të Londrës.

Artisti Marco Brabilla do të kurojë një program për të cilin shpreson që do të ketë një paraqitje ambicioze dhe entuziazmuese të ngjashme me atë që ka “Turbine Hall” në galerinë e njohur “Tate Modern”.