Kulturë

Qeveria ashpërson masat edhe për ngjarjet kulturore

Ngjarjet kulturore do të mund të mbahen vetëm me 30 për qind të shfrytëzimit të hapësirave. Kjo masë shtrënguese ka ardhur nga Qeveria e Kosovës, pas një vendimi të marrë të dielën. Shteti ka ndryshuar masat në raport me pandeminë shkaku i numrit të lartë të rasteve që rezultojnë pozitive me COVID-19. “Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS-së dhe komunave, teatrove, bibliotekave, filarmonisë, galerive, ansambleve, baletit, kinemave, qendrave rinore, muzeve, qendrave të kulturës me grupe, duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Përqindja e shfrytëzimit të hapësirave do të vlejë për të gjitha aktivitetet, si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime, gjithmonë duke u bazuar në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekt”, shkruhet në vendimin e Qeverisë, i cili hyn në fuqi nga sot (e hënë).

Pas gati shtatë muajsh me aktivitete të pezulluara, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që teatrot dhe kinematë t’i riktheheshin punës në fund të shtatorit. Asokohe ishte lejuar që këto institucione të vepronin me 40 për qind të kapaciteteve shkaku i pandemisë. Teatrot, kinematë dhe disa institucione të tjera kulturore kishin pezulluar aktivitetin qysh prej 13 marsit.