Kulturë

Qeveria e Kosovës miraton propozimin e MKRS-së, themelohet Çmimi “Anton Çetta”

Qeveria e Kosovës miraton propozimin e MKRS-së, themelohet Çmimi “Anton Çetta”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar sot dy propozime të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi: Planin e veprimit dhe kriteret për shpërndarjen e Fondit të rimëkëmbjes, thuhet në njoftimin për media të MKRS-së.

Sipas njoftimit, MKRS pasi e ka analizuar gjendjen e tre sektorëve ka përgatitur metoda konkrete dhe kritere specifike për zbatimin e këtij vendimi për të siguruar ndarje korrekte dhe racionale të mjeteve financiare në përputhje me nevojat në terren.