Kulturë

Seksizmi në botën e artit

Në kohën kur fushata “Black Lives Matter” në Britaninë e Madhe po e kahëzonte fokusin kombëtar drejt statujave të tregtarëve të skllevërve, një tjetër aktiviste po vinte në pah mënyrën se si gratë janë të përfaqësuara në statujat civile. “Vetëm shihni atë të cilën jeni socializuar ta pranoni si normale…”, thotë pankarta e aktivistes, duke u fokusuar në një monument jashtë Trafford Centre në Manchester. Ai paraqet një burrë të ulur, duke larë këmbët i rrethuar nga ca gra lajkatare e gjysmëlakuriqe.

Një tjetër shenjë krahas një statuje në Iowa, SHBA – një grua në bronz, e zhveshur sipër, duke përkulur shpinën dhe duke mbajtur gjinjtë e saj sikur të theksonte kastile përthyerjen e saj – shkruan: “Iowa si një figurë nëne, duke ofruar ushqim për fëmijët e vet? Po”.

Mbajtësja e pankartës është “ArtActivistBarbie”, një kukull barbi që pozon para veprave të artit dhe monumenteve, një alter ego gazmore e Sarah Williamsonit, ligjëruese seniore në Universitetin e Huddersfieldit. Williamson e nisi projektin si një mënyrë për t’iu ngjallur studentëve ide feministe, dhe veçmas mbi mënyrën se si gratë janë të portretuara në art.

“Kështu, unë mund t’i çoj lehtas njerëzit në këto biseda”, thotë Williamson për BBC Culture. “Është një formë e ventrilokuizmit feminist (mënyrë e të folurit ku bëhet sikur zëri vjen nga gjetkë – v.j.) – zëri im i folur prej një palë të tretë me AAB (ArtActivistBarbie) është barasvlera e modelit ventrilokuist”.

Në një postim të bërë në Twitter, “ArtActivistBarbie” imagjinon porosinë e pikturës së vitit 1889 “Circe” nga Wright Barkeri, e cila paraqet një grua me gjinjtë jashtë e rrethuar me luanë.

“Do të doja një bukuroshe të re e ngashnjyese, gjysmë të zhveshur, e mbyllur dhe me një lojë të madhe”, ka thënë patroni, shkruan postimi në Twitter.

“Si bëhet me Circen, le të themi me 5 ose 6 tigra?”, ka thënë artistja. “Secili do të admirojë interesin tënd shkollaresk për mitologjinë greke”.

Me gjuhën plot shpoti, “ArtActivistBarbie” pyet nëse kjo është paraqitje e një skene klasike apo një pornografi e hollë viktoriane.