Kulturë

Shqiptarët, Perandoria Osmane dhe Rusia cariste

Shqiptarët, Perandoria Osmane dhe Rusia cariste
“Pashallëku i Shkodrës”, hartë e përgatitur nga François Joseph Maire, botuar në Vjenë më 1788

Që në fillimet e gazetarisë moderne angleze, shqiptarët dhe Perandoria Osmane ishin në qendër të vëmendjes së opinionit publik anglez.

Shqiptarët, në këtë periudhë historike, padyshim, ishin faktorë determinues jo vetëm në politikëbërjen e Perandorisë Osmane, por njëkohësisht edhe faktorë me rëndësi ndërkombëtare. Kështu, në vitin 1764 shtypi anglez do të lajmëronte se Ismail Pasha i Beogradit, i cili forcërisht kishte hyrë në qytetin e Vlorës, në befasi qe sulmuar nga banorët e qytetit, duke u masakruar së bashku me përcjellësit e tij, shkruan KOHA.