Kulturë

Muzeu madrilen tërheq pikturën kur zbuloi autorin

Muzeu madrilen tërheq pikturën kur zbuloi autorin

Muzeu “Prado” në Madrid ka tërhequr krejt papritur një pikturë të shekullit XIX nga një ekspozitë e artisteve femra, pasi një detektiv arti ka treguar se vepra në fjalë ishte bërë nga një burrë. Ekspozita “Invitadas”, që përkthehet si mysafiret, u hap javën e kaluar me synimin për të reflektuar mbi rolin e grave në artin spanjoll mes viteve 1833 dhe 1931.

Ekspozita e përkohshme me 134 vepra – e para në “Prado” prejse galeritë në Spanjë u rihapën në qershor pas izolimit nga pandemia – përfshirë edhe një vaj në pëlhurë të identifikuar si “Skenë familjare” nga një artiste andaluziane me emrin Concepcion Mejia de Salvador, transmeton KOHA shkrimin e Reuters.