Kulturë

Ndërhyrjet në shtatë shtëpi të moçme fuqizojnë ruajtjen e pasurive të Prizrenit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi, të mërkurën ka vizituar disa shtëpi të vjetra në Prizren, ku është intervenuar me fonde publike, duke vlerësuar rëndësinë e tyre për trashëgiminë kulturore të qytetit.

Njëherësh është zotuar edhe për krijimin e muzeve të rinj në qytetin-muze, si pjesë e përpjekjeve për dokumentim, në mënyrë që historitë e kësaj treve të ruhen dhe të mos harrohen. Me këtë rast ajo është zotuar për themelimin e “Muzeut të dhunës” në ish-Burgun e OZNA-s në Prizren, si dhe Muzeun e Filigranit, shkruan KOHA.