Kulturë

“Euro Kosova Art” si mozaik veprash e përvojash artistike

Organizmi “Euro Kosova Art” ka mbledhur artistë me bagazh dhe profile të ndryshme artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Bullgaria e Franca. Piktori francez, Jeff Roland, derisa po krijon në tavolinën e tij, përballë ka piktorin nga Shqipëria, Mikel Temo, që i ka dhënë formë portretit të Rolandit

Jeff Roland nga Franca është pozicionuar nga mesi i sallës. Tavolinën e ka të mbushur plot e prapa ka mbi dhjetë piktura formash të vogla. Por, për të shkuar deri te tavolina ku punon artisti francez, duhet të kalohen disa tavolina të mbushura me punime të cilat marrin formë.

Jeff i ka duart vazhdimisht në lëvizje, saqë brushën e mban shtrënguar mes buzëve. Personazhet në pikturat e tij janë gjithnjë në interaksion me njëri-tjetrin, e kanë goxha kolorit. Që në shikim të parë lë përshtypjen se piktorit Roland i pëlqen të eksperimentojë me teknika. Madje, në tavolinë bien në sy disa revista të cilat i bën pjesë të punës së tij për të krijuar kolazhe. Këmbëngul që teksti të jetë pjesë e punimeve të tij artistike. Ai është në mesin e mbi dhjetë artistëve që kanë ardhur nga rajoni e vende të Evropës për t’u bërë pjesë e festivalit ndërkombëtar “Euro Kosova Art” që po mbahet në Harilaq të Fushë-Kosovës. Ky festival, që ka tubuar artistë vendorë e të huaj, sivjet shënon edicionin e nëntë.