Kulturë

Dumoshi: Deri në nëntor do të përfundojnë 6 projektligjet e parapara nga MKRS-ja

Dumoshi: Deri në nëntor do të përfundojnë 6 projektligjet e parapara nga MKRS-ja

Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi deklaroi sot se ndërtimi i stadiumit kombëtar është një projekt i kushtueshëm dhe se duhet të shihet një zgjidhje nëse do të ndërtohet në këtë fazë apo të të shihet si mundësi e një partneriteti publiko-privat.

Dumoshi gjatë raportimit në Komisionin për Arsim ka bërë të ditur se deri në muajin nëntor do të përfundojnë gjashtë projektligjet e parapara nga ministria që ajo drejton. Ndërsa, sa i përket Ligjit për Trashëgimi Kulturore tha se janë në përfundim të hartimit dhe së shpejti do ta procedojnë në Kuvend për miratim.