Kulturë

Zëri i fuqishëm i muzikës reggae

Descriptive Text

“Bob Marley and Wailers” ishte bendi që e shndërroi muzikën reggae nga një dukuri kulti jashtë vendlindjes së tij. Por ishin rivalët e “Wailers”, “Toots and the Maytals” – një tjetër treshe vokale që u zgjerua në një bend të plotë – që ishin menduar, të paktën në fillim, se do të çanin larg e më larg. Dhe pse jo? Maytals bëri kërdi në muzikën xhamajkane gjatë viteve ’60 dhe fillimvitet ’70, duke nxjerrë një varg këngësh fantastike – “Sweet and Dandy”, “Pressure Drop”, “Monkey Man”, “54-46 That’s My Number” dhe shumë të tjera – duke u bërë kështu bendi më i madh i vendit.

Ata e kishin emëruar zhanrin në të cilin punuan me “Do the Reggae” e 1968-s. Ata kishin dy këngë në kolonën zanore të “The Harder They Come”, albumi i parë reggae që depërtoi komercialisht në Shtetet e Bashkuara, dhe albumin e madh, “Funky Kingston”, më 1972. Nëse Bob Marley e mori gjithë vëmendjen, kjo kishte të bënte sa për tregun e vrazhdë po aq edhe për standardin e muzikës së tyre.

“Toots and the Maytals” e nisën jetën si “Vikings” me disa single që i bënë pas ndryshimit të emrit në “Maytals”.

Ajo që nuk ndryshoi kurrë ishte cilësia e realizimeve të tyre: harmoni të ngushta dhe udhëheqja e fuqishme e Hibbertit, që të dyja demonstruan ndikimin në rritje të R&B amerikane. Derisa drita e “Wailers” ishin Curtis Mayfield dhe Impressions, “Maytals” shihte tutje në jug.

Kishte një dromcë të dallueshme të gospelit mbi harmonitë, derisa, në njëfarë mënyre, zëri i Hibbertit dukej jo fort i ndryshëm prej atij të Otis Reddingut.

Shkrimet e tyre u zhvilluan teksa ritmet nisën të plogështohen. Më 1965, ata nxorën këngën “Bam Bam”, që u bë një prej themeleve të reggaes, e bërë si cover pafund herë gjatë dekadave në vazhdim, e paepur ndaj ndryshimit të stileve dhe shijeve: melodia e korit është përhapur kudo... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)