Kulturë

Një rrëfim për miqësinë e trashëguar mes familjes nga Kosova e Izraeli

Lekë Rezniqin nga Kosova dhe Rachel - Shelly Levy Drummer nga Izraeli i bashkon një histori familjare.

Të dy janë rritur me kujtimet që i kanë trashëguar nga paraardhësit.

Gjyshi i Shellyt, Haim Abravanel, kishte gjetur strehim te familja Rezniqi në Deçan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për ta shpëtuar doktorin hebre, shtëpia e Arsllan Rezniqit ishte bërë strehë e tij dhe e kishte shpëtuar atë duke ia ndërruar edhe veshjen.

Përmes kujtimeve personale, vizitave e miqësisë, ata ende vazhdojnë ta mbajnë të fortë miqësinë që nisi si një histori shpëtimi.

Ndonëse bisedat e tyre janë të përditshme, pandemia i ka pamundësuar vizitat e planifikuara. E Shelly thotë se takimi i parë jashtë Izraelit pas pandemisë do të jetë me Lekën.