Kulturë

Studentët përkrahen me bursa për specializim në fushën e trashëgimisë kulturore

Studentët përkrahen me bursa për specializim në fushën e trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Hasan Prishtina” për specializimin e studentëve në fushën e trashëgimisë kulturore. Përmes stimulimit me anë të bursave studentët do të kenë mundësinë më të madhe për ekspertizën në arkitekturë, antropologji dhe arkeologji.

Ministrja Vlora Dumoshi tha se ky memorandum është shumë domethënës për gjeneratat e ardhshme që synojnë trashëgiminë kulturore.