Kulturë

Solidarizim botëror me studentët hungarezë në mbrojtje të kulturës nga politika

Solidarizim botëror me studentët hungarezë në mbrojtje të kulturës nga politika
Studentët e Universitetit të Arteve, të Teatrit dhe të Filmit në Budapest janë duke protestuar kundër menaxhmentit të ri të vendosur nga Qeveria e Viktor Mihály Orbánit. Nga Berlini deri në Hollywood, sektori i kulturës është duke treguar solidaritet

Për më pak se dy javë, shiriti me vija të kuqe e të bardha i varur nëpër dritat e rrugëve, nëpër timonë biçikletash dhe në hyrje të shtëpive, është bërë një simbol i rezistencës. Këto ditë gjendet kudo nëpër kryeqytetin e Hungarisë. Është lloj i ngjitësit që nga 1 shtatori ka bllokuar hyrjen për në Universitetin e njohur të Arteve, Teatrit dhe Filmit (SZFE) në Budapest, shkruan "Deutsche Welle".

Studentët e kanë uzurpuar ndërtesën, pasi që po protestojnë kundër menaxhmentit të ri në Universitet e që përbëhet nga anëtarë që janë të afërt me qeverinë e kryeministrit Viktor Orban.