Shpesh në albume dëgjojmë për ndarje – incizime të bëra nga artistë në grahmën e thyerjes së zemrës, të destinuara për t’u dëgjuar nga fansat kur ata përballen me të njëjtat gjëra. Por gjithashtu ka edhe një pjesë tjetër të njohur si fenomen në muzikë: këngët për të marrë veten përsëri.
Albumi për të cilin opsesionoheni në mënyrë të njëjtë, por që u jep shpresë që gjërat përsëri do të jenë mirë. Dhe për mua, albumi shërues është “Homogenic” nga Björk.
Lansuar në vitin 1997, ishte LP-ja e tretë e artistes islandeze, dhe provë e muzikalitetit dhe krijimtarisë së saj. Björk ka thënë se ajo ka dashur që të kapë vendlindjen e saj: “tërmetet, stuhitë e dëborës, shiun, shpërthimet vullkanike, gejzerët...çdo elemente të pakontrollueshme”, shkruan “BBC”, transmeton KOHA.
“Homogenic” ishte një hit i njohur me “Rolling Stone” që paralajmëronte që ani pse ishte “qartësisht i dedikuar për të qenë i fortë një dedikim për ndjekësit që kërkojnë melodi të ëmbla dhe kolazhe për kërcime të gjalla të lansimeve të saj të hershme... ofron me zgjuarsi një afrim me qeniet njerëzore duke e bërë ‘Homogenic’ albumin me të zot, emocionues dhe album të vitit”.
Fiks 33 vjet më vonë, dhe “Homogenic” ende tingëllon i sertë për veshët. Duke e ridëgjuar në vitin 2017, “Pitchfork” i ka dhënë 10 pikë duke e konsideruar si albumin me të çuditshëm dhe të papërkulur që muzika pop ka prodhuar.
Nuk është një album i mirë vetëm për ta dëgjuar. 14 vjet pasi që i dashuri im më dha një kopje, udhëtimi emocional i Björkut na shtyn që të nxjerrim në pah ndjenjat. Por, gjithashtu na ndihmon që të jemi emocionalisht më mirë. “Homogenic” është një goditje.
Albumi është goxha shumë një “imazh emocional”. Këngët u krijuan gjatë një periudhe të turbulluar në jetën e artistes, ajo përjetoi një seri të dështimeve në lidhje dhe përjetoi një rënie të famës globale. Në vitin 1996, Björk doli në ballinat e gazetës pasi që sulmoi një gazetar në Aeroportin e Bangkokut dhe kur një ndjekës i saj e qëlloi veten dhe i dërgoi menaxhmentit të saj një bombë.
Është një album për njohjen e emocioneve dhe sesi të rritemi duke mësuar prej tyre. Është për aftësitë për t’u rishëruar, mbështetur te vetvetja dhe për shpresën.
Unë e kam dëgjuar “Hemogenic” pas përfundimit të çdo lidhjeje të komplikuar. Ai u bë një kolonë zanore, me të vërtetë çdo herë e pranishme gjatë dy periudhave të ndara të rimëkëmbjes nga thyerja e zemrës: albumin të cilin e dëgjoja kur dëshiroja që të lirohesha nga zhgënjimi, të lidhesha përsëri me vetveten dhe të shikoja nga e ardhmja.
Do të ishte e gabuar që të gjitha tekstet të lidheshin me romancë, (Björk e shkroi “Joga” për shoqen e saj Jóhanna Johannsdóttir), toni emocional i albumit lëviz gjerësisht nga eksplorimi i varësive të ndërsjella, në një kërkim katarsi të pavarësisë, drejt hapjes së horizonteve të reja, optimizmit dhe pranimit.
“Emocionalisht ky album është për të prekur fundin dhe për t’u ngjitur lart. Kështu që është albumi më i zymtë që unë e kam bërë sa i përket anës emocionale, por ka shumë shpresë”, ka thënë Björk.