Kulturë

Gjakova me “kinemanë në vetura” edhe si thirrje për vetëdijesim

Gjakova me “kinemanë në vetura” edhe si thirrje për vetëdijesim

Është një kinema e veçantë ku publiku nuk ndodhet në ulëse dhe as në hapësirë të mbyllur. Gjithçka duket e përmbysur: ulëset janë vetura e njerëzit brenda tyre publiku. Megjithatë, funksioni është i njëjtë. Të gjithë janë sy e vesh drejt ekranit të madh.

E njohur prej kohësh si “Drive-In Cinema” – ku elementet konstituive janë ekrani i madh, projektori, banaku dhe një alamet parkingu – ky lloj i kinemasë do të praktikohet për herë të parë edhe në Kosovë.