Kulturë

Mali i Zi në dy shekuj midis përplasjeve, pavarësisë dhe identitetit

“Vallja e skifterit në Durmitor, Mali i Zi”, mars 1905 (Foto: Edith Durham)
 

Historia e dy shekujve të fundit është thuajse e kundërta e periferisë gjeografike të Malit të Zi si një vend i përhumbur në pjesët malore të Ballkanit Perëndimor. Prej njohjes së pavarësisë së shtetit të drejtuar nga dinastia e Petroviqëve më 1878 e deri te ripavarësimi më 2006, dy projekte të përkundërta kanë fytyrëzuar historinë e tij.

Paqja gati e pamundur me Serbinë fqinje, që ka diktuar jo pak edhe dinamikat e brendshme, sipas studiuesve, është fryt i ballafaqimit të dy traditave shemra mes vetë malazezëve: srptsvo (serbizma) dhe crnogorstvo (malazezima).