Kulturë

Komuna i rikthehet ish-objektit të “Gërmisë” për ta bërë sallë koncertale

Komuna i rikthehet ish-objektit të “Gërmisë” për ta bërë sallë koncertale
Komuna e Prishtinës ka ndarë mendjen që ish-objekti i shtëpisë së mallrave “Gërmia” të adaptohet për sallë koncertale
 

Mëdyshja dyvjeçare për lokacionin e sallës koncertale tani duket të jetë e tejkaluar. Komuna e Prishtinës ka ndarë mendjen që ish-objekti i shtëpisë së mallrave “Gërmia” të adaptohet për kërkesën e kahershme të komunitetit artistik, por duke ruajtur identitetin e ndërtesës ekzistuese.

Të hënën, nëpërmjet një njoftimi, Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti ka bërë me dije se gjatë këtij muaji do të shpallen konkurset ndërkombëtare arkitektonike për tri projekte të mëdha e të rëndësishme për Prishtinën.