Një grup i përfaqësuesve të aktorëve të Prishtinës, ka mbajtur një konferencë për objektit të Komunës së Prishtinës.
Artistët kanë kërkuar themelimin e trupës rezidente në Teatrin Dodona. Ata kanë paralajmëruar protesta nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Përfaqësuesi i këtij grupi, Leonit Maloku, ka thënë se iniciativa për themelimin e trupës rezidente është marrë qysh para dy vjetëve, por nuk është realizuar. Ai ka treguar se është bërë kërkesa edhe te Ministria e Financave që të shtohet numri i aktorëve në Teatrin Dodona, por kërkesa nuk është dëgjuar.
Ai ka thënë se si artistë të papunë kanë kërkuar përkrahje edhe nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, për iniciativën e tyre, por edhe nga Ahmeti janë neglizhuar, si[ thotë Maloku.
“Teatri Dodona funksionon me vetëm pesë aktorë qe 15 vjet, prodhon vetëm shfaqje për fëmijë dhe nuk prodhon shfaqje profesionale për të rritur. Andaj kërkesa jonë është bazuar mbi ligjin për teatro pika nr. 7 neni nr. 5, ku specifikisht thotë ‘Teatri i qytetit mundë të ketë ansambël rezident prej më së paku dhjetë dhe më së shumti njëzet aktorë’. Pra teatri i qytetit Dodona pothuajse qe 20 vjet funksionon me vetëm pesë aktorë, andaj ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër vetëm respektimin e ligjit dhe hapjen e konkursit për pesëmbëdhjete aktorët e rijnë”, tha Maloku.