Kulturë

“Veshja e Rrafshit të Dukagjinit” i dhurohet Muzeut të Kosovës

“Veshja e Rrafshit të Dukagjinit” i dhurohet Muzeut të Kosovës

Në kuadër të pasurimit të fondit muzeor, Muzeut të Kosovës i është dhuruar “Veshja e Rrafshit të Dukagjinit”, veshje kombëtare e njohur si “Veshja e katundit”, punuar nga Zejnepe Demaj-Beqiraj.

Veshja është punë dore e punuar në tërësi me kërrabëz dhe gjilpërë, e cila është punuar në vitet 1965-66 të shekullit 20, kur autorja e kësaj veshjeje ishte 21-vjeçe.