Kulturë

“Qeleshet” prej mermeri për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

“Qeleshet” prej mermeri për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Jo pak historianë argumentojnë se qeleshet që përdoren në trojet shqiptare janë të ngjashme me ato të cilat i kanë përdorur edhe ilirët. Konsiderohen pjesë e rëndësishme e traditës shqiptare dhe prandaj i kanë lënë mbresa edhe skulptorit nga Peja, Haxhi Gjoni. Artisti autodidakt, i brengosur nga fakti se qeleshja sot nuk përdoret si përpara dhe se këtë pjesë të trashëgimisë mund ta mbulojë pluhuri, ka marrë rolin e mbrojtësit të trashëgimisë. Dy muajt e fundit ka skalitur në mermer tri qeleshe duke i dhënë formë projektit të tij “Qeleshja”. E konsideron atë një mënyrë për të ruajtur vlerat kombëtare.

Tri qeleshet e realizuara në mermer të butë kanë lartësi 12 centimetra dhe gjerësi 8 centimetra. Gjoni ka thënë se ato dallojnë nga njëra-tjetra pasi që kanë trajta të ndryshme dhe u përkasin krahinave të ndryshme.