Kulturë

Netflix anulon serinë turke, shkak roli i një homoseksuali

Netflix anulon serinë turke, shkak roli i një homoseksuali
 

Në vend të ndryshimit të skenarit, gjigandi i filmave “streaming”, Netflix e ka anuluar tërësisht një seri të re që do të prodhohej në Turqi. Shkak bëhet roli i një homoseksuali.

Netflix e anuloi serinë “Nëse vetëm” – “If Only” (“Şimdiki Aklım Olsaydı”) vetëm një natë para fillimit të prodhimit të serialit. Ofruesi i filmave “streaming” nuk ia doli, me gjithë negociatat të marrë lejen për fillimin e xhirimeve nga RTÜK, Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit të Turqisë. Veçanërisht prodhuesit e filmave të huaj në Turqi, si Netflix, duhet të paraqesin skenarët e filmave të planifikuar tek Ministria e Kulturës dhe Turizmit për të marrë lejen, e cila ka nën kompetencë punën e RTÜK. Edhe prodhuesit turq shpesh qëndrojnë nën mbikëqyrjen e shtetit.