Kulturë

Muzika në fushata politike

Muzika në fushata politike
Foto: Kënga “You Can't Always Get What You Want” e “The Rolling Stones”, të cilën Donald Trump ka dëshirë ta përdorë në mitingjet e tij, është në fakt për dashurinë, paqen dhe drogën
 

“You Can’t Always Get What You Want”, është refreni i hitit të vitit 1968 të “Rolling Stones”, që presidenti amerikan Donald Trump e ka lëshuar në vitin 2016 gjatë fushatës së tij politike – pa autorizimin e grupit të rockut.

Edhe një herë Trump ka qenë duke e përdorur këngën gjatë tubimeve për fushatë politike në fund të qershorit, në vende si Tulsa, Oklahoma, shkruan DW, transmeton KOHA. Organizata “BMI”, që ka të drejtat për muzikën e grupit, ka reaguar duke thënë se do të bëjë padi nëse Trump, i cili përballet me krizë vlerësimi sipas anketave, vazhdon që t’i përdorë këngët e grupit për qëllime personale.