Kulturë

“Palm Springs” - komedia për ngecjen në kohë

“Palm Springs” - komedia për ngecjen në kohë
Foto: Cristin Milioti dhe Andy Samberg në “Palm Springs”
 

Të gjithë jemi të lodhur. Çdo ditë kalon njëjtë, orë të stërzgjatura duke qëndruar para ekranit dhe me raste, dalje në rreze të diellit për të rimbushur energjitë.

Rutina e kaluar ka marrë pamje tjetër: takime nëpërmjet kamerave, mirëmbajtje dhe vendosje të maskave para se të dalim, aktivitete të përbashkëta të ridefinuara në mënyrë që të realizohen në izolim. Ndoshta, ne nuk kemi ngecur në kohë, por krijohet kjo përshtypje, shkruan “The Verge”. Një ditë e gjatë me shumë pak ndryshime dhe ku ne jemi të stresuar gjatë gjithë kohës. Shkruaje: “Palm Springs” është një film për gjendjen mendore të këtij viti.