Kulturë

Nga 17 - 23 gusht festivali Anibar, shpallet programi artistik i festivalit

Nga 17 - 23 gusht festivali Anibar, shpallet programi artistik i festivalit

Festivali Anibar i filmit në Pejë ka publikuar programin artistik të tij për edicionin e 11-të, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 gusht, në Pejë. Bëhet e ditur se nga 1300 filma, 139 u zgjodhën nga ekipi përzgjedhës për t’u shfaqur gjatë 7 ditëve të festivalit.

Filmat janë ndarë në 7 kategori, ku 5 prej tyre do të jenë në garë: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Video Muzikës së Animuar dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut. Ndërsa 2 kategoritë e tjera do të jenë jashtë garës: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.