Kulturë

“Historia nuk rishkruhet” ndërhyn jashtëligjshëm me pano në Bibliotekë

“Historia nuk rishkruhet” ndërhyn jashtëligjshëm me pano në Bibliotekë
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Një organizatë studentore, duke u munduar që nëpërmjet ekspozitës të bëjë thirrje për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, ka ndërhyrë në kundërshtim me ligjin në disa vlera të tjera. Në ato të trashëgimisë kulturore. Ka vendosur gjashtë pano me mbishkrime e fotografi në ballë të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”. Por pos organizatës, hise në këtë veprim që bien në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore ka edhe menaxhmenti i Bibliotekës. Në raste të tilla, për vendosje të materialeve reklamuese në asete të trashëgimisë kulturore duhet marrë pëlqim. Unioni Demokratik Studentor është mjaftuar me një pëlqim të menaxhmentit të BKK-së për të vendosur panot që kompletojnë ekspozitën “Historia nuk rishkruhet”.

Por kjo ndërhyrje në monument nuk u ka rënë në sy institucioneve të trashëgimisë kulturore, edhe pse bëhet fjalë për ekspozitë në muret e jashtme të njërit prej objekteve emblematike të kryeqytetit.