Kulturë

Ministrja Dumoshi: Nënkodet ua lehtësojnë punën institucioneve vartëse dhe ua rrisin performancën

Ministrja Dumoshi: Nënkodet ua lehtësojnë punën institucioneve vartëse dhe ua rrisin performancën

Funksionalizohen nënkodet buxhetore të institucioneve kombëtare të kulturës e të trashëgimisë, të cilat janë në varësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kjo gjë ua mundëson institucioneve në fjalë që vetë ato të menaxhojnë buxhetin që Ministria ndan për to.

Ky është një fillim i procesit të pavarësimit të institucioneve vartëse në aspektin administrativ. Institucionet vartëse, përmes zyrtarëve përkatës të trajnuar dhe të certifikuar, vetë do të mund të zotojnë dhe shpenzojnë mjetet financiare në bazë të planit dhe programit të paraparë, ndërsa MKRS-ja bën vetëm certifikimin e shpenzimeve.