Kulturë

Teatrot rrethohen me shirita me mesazhe mbështetëse

Teatrot rrethohen me shirita me mesazhe mbështetëse

Objektet e boshatisura të teatrit në krejt Britaninë janë mbuluar me mesazhe mbështetëse shumëngjyrëshe, pasi ato mbesin të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Teatri Kombëtar në Londër është mbështjellë me shirita rozë, në të cilët shkruhet: "Na mungon teatri".

Projekti, i udhëhequr nga disenjatorët e grupit “Scene Change”, përfshin gjithashtu teatrin Manchester Royal Exchange dhe teatrin “Royal Lyceum Edinburg”, “Lyric Belfast”, teatrin “Sherman” në Kardif dhe teatrin “Royale Plymouth”.