Kulturë

Pandemia nën llupën e karikaturistëve

Asnjë nga fituesit e tre çmimeve të para nuk ka pasur mundësi që të vijë në Kosovë për shkak të pandemisë. Ata nuk do të shpërblehen me vlerë monetare. Paketat: “HiTHi i artë”, “HiTHi i argjendtë” dhe “HiTHi i bronztë” do t'u dërgohen me postë fituesve

Të kalosh kohë duke luajtur me nipat dhe mbesat ishte diçka e zakonshme për gjyshërit. Për shkak të pandemisë situata ka ndryshuar. Takimet e fëmijëve me gjyshin dhe gjyshen janë reduktuar. E po ashtu edhe lojërat.

Për shkak virusit mund të ndiesh mall të kalosh kohë me nipin ose mbesën. Këtë është munduar ta shpërfaqë edhe karikaturisti Diego Fels, fitues i edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturave në Ferizaj. Megjithatë, gjyshërit nuk ia kanë dalë t’i kthejnë të vegjlit krejtësisht në kohën e dikurshme, shkruan KOHA.