Kulturë

Stalini dhe raportet e tij me shkrimtarët

Lexues i madh që në rininë e tij kur kishte qenë seminarist kishtar, diktatori sovjetik Stalin, mbante marrëdhënie të kujdesshme me shkrimtarët rusë, ndër ta edhe Maksim Gorki dhe Boris Pasternak.

Pikërisht për këtë raport ka folur gazetari i VOA-s, Besim Abazi, teksa ka diskutuar për biografinë “Stalini në oborrin e Carit të kuq”, në emisionin CODEX të KTV-së.

Abazi ka thënë se Stalini ishte shumë i vëmendshëm në mënyrën e trajtimit të shkrimtarëve, duke i kontrolluar por pa ua marrë të gjitha të drejtat.