Kulturë

“Çeçenia turpi i Rusisë”, libri që i solli vdekjen gazetares ruse

I shkruar për krimet e Rusisë të bëra gjatë luftës së Çeçenisë të viteve 1999 - 2000, libri “Çeçenia turpi i Rusisë” dhe raportimet e tjera të gazetares Anna Politkovskaia, u bën shkak për vrasjen e mistershme të saj më 2006.

Dyshimet për vrasjen e saj, natyrshëm shkuan në adresë të liderit rus Vladimir Putin, i cili kishte shtypur egërsisht çeçenët që po luftonin për pavarësinë e tyre.

Për këtë histori dhe rrezikun e punës së gazetarëve pikërisht përmes këtij libri, ka folur Besim Abazi, gazetar i VOA-s, i ftuar në emisionin CODEX të KTV-së.