Kulturë

Vihen në vend kolonat e dëmtuara në Apoloni

Vihen në vend kolonat e dëmtuara në Apoloni

 Autoritetet në Shqipëri u kanë dalë zot premtimeve të tyre për vënien në vend të dy kolonave të dëmtuara të nimfeut të lashtë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale pasditen e së mërkurës.

“Sot Parku Arkeologjik i Apolonisë ka ndërhyrë në pozicionimin e kolonave të nimfeut”, ka shkruar faqja “Albanian Archaeology” teksa ka shoqëruar tekstin edhe me një fotografi nga ndërhyrja e bërë, raporton KOHA.