Kulturë

Galeria Qahili hap ekspozitën “Vija e Gjelbër” më 2 korrik

Galeria Qahili hap ekspozitën “Vija e Gjelbër” më 2 korrik

Galeria Qahili do të hapë ekspozitën kolektive "Vija e Gjelbër" më 2 korrik 2020, duke filluar nga ora 18:00. Kjo ekspozitë prezanton punimet e studentëve të Fakultetit të Arteve, përkatësisht të lëndës së vizatimit, të klasave të profesor Eshrefi Qahilit.

Koncepti i ekspozitë: “Hulumtimi i ngjyrës, i potezave, prezantojnë vija të sigurta. Figurat e këtyre artistëve që janë në fillim të karrierës së tyre reflektojnë mbi kahen, qasjen dhe ndryshimet që i kanë ndërmarrë për një rrugë të frytshme. Përdorimi lirik i ngjyrës në bashkëpunim me vijën e krijojnë artin e balancit, pastërtisë dhe qetësisë. Një numër i këtyre artistëve e kanë krijuar gjuhën e tyre.." - shkëputur nga koncepti i ekspozitës me kurator Nita dhe Eshref Qahili.