Kulturë

Apokalipsi si ngjarje e bukur

“The Last of Us” mund të ketë qenë një lojë horror për të mbijetuarit nga zombit, një dyshe duke udhëtuar në post-apokalipsin në ShBA-në e mbushur me krijesa mishngrënëse, por momentet me të dukshme nuk janë ikjet nga turma me zombi, as të shtëna me të mbijetuar armiqësorë.

Në vend të kësaj, prurja më e mirë e lojës më të shitur të vitit 2013 – e njohur si një nga videolojërat me të mira të të gjitha kohërave – ishte ritmi i qetë i historisë së saj, dhe një histori e qetë në veçanti.

Ellie dhe Joel, protagonistët e lojës, të lodhur pas një udhëtimi të gjatë, të rrezikshëm, në kërkim të një kure për një pandemi që ka përfshirë 60 për qind të planetit, janë duke u ngjitur nëpër një garazh të braktisur autobusësh kur vërejtën: një gjirafë të egër duke ngrënë akacia.

Më larg gjirafa të tjera bredhin nëpër atë që më parë ishte një fushë bejsbolli brenda qytetit, një simbol se si natyra ka rikuperuar hapësirën urbane në mungesë të njerëzimit. Meloditë e kitarës akustike trazohen. Ellie dhe Joel ndalojnë të përkëdhelin kafshën, duke shikuar një botë të panjohur. Është një moment bukurie në mes të brutalitetit; njerëzimi mund të ketë qenë në rrezik për t’u zhdukur, por natyra ka vazhduar, transmeton KOHA.

Në shtatë vjetët e fundit që dërguan në publikimin e pjesës së dytë të “The Last of US Part II”, sekuencat e shumëpritura të kësaj loje janë publikuar në “Playstation 4” javën e kaluar dhe imazhe të tilla kanë filluar që të përhapën në pop-kulturë. “Dawn of the Planet of The Apes”, “A Quite Place”, “Bird Box”, “Annihilation” dhe “What Still Remains” janë vetëm disa nga filmat dhe serialet televizive që reflektojnë në idenë e mbijetesës njerëzore përmes lentës në natyrë, duke i dërguar të mbijetuarit në eksplorimin e hapësirave të mbizotëruara nga bota e egër.

Filmat apokaliptikë dikur zhvilloheshin në peizazhe të zymta, plot hi e tym. Tani ato po zhvillohen në hapësira të gjelbëruara, ku jeta e egër ka lulëzuar ndërsa njerëzimi ka ikur. Pse po ndodh kjo?

Mark Digby, dizajneri artistik prapa “Annihilation” të Alex Garland, një produksion i vitit 2018, ku Natalie Portman luan një shkencëtare hulumtuese, e sheh këtë trend kulturor si një manifestim të frikës sonë për ndryshime klimatike. “Është një frikë që ne nuk e kemi nën kontroll ambientin. Ky është një vizualizim se si ne e kemi bërë një gabim dhe tani jemi duke i parë pasojat”.