Jeta gjatë karantinës ka nënkuptuar që ne është dashur ta argëtonim veten tonë. Si mendoni për pak argjilë? Ne mund të modelojmë diçka. Apo disa kuti të vjetra –për ta ndërtuar një vrimë për t’i fshehur gjëra, disa pengesa, apo një anije hapësinore. Apo si mendoni për një kamion, apo disa traktorë? Ne mund të shkojmë në një udhëtim të imagjinuar rreth një ferme të improvizuar. Shikoni lopët dhe fushat, apo bëni një xhiro përgjatë sanës apo plehut. Porsi fëmijët që kanë nevojë për një lodër, unë kam nevojë për një gjë, një gjë të vërtetë. Do të preferoja diçka që dikush ka bërë. Një gjë në hapësirë dhe unë aty me të, diçka me të cilën mund të lidhem me trupin tim dhe njëkohësisht me sytë e mi.
Ulur qetë gjatë karantinës, prekur nga asgjë përveçse një fshirëse pluhurash, janë vetëm pesë gjëra në ekspozitën e skulpturave të “Gagosian” që është hapur javën e kaluar për disa në fund të korrikut. Gjithçka është ngjyrë hiri. Jo shumë qejf, apo jo? Orët e argëtimit kanë përfunduar, por unë jam më shumë për këtë.
I maskuar, sikur të jem bërë gati për të grabitur një karrocë me udhëtarë, spërkatur me dezinfektues për duar në hyrje të galerisë, unë jam njëri nga vizitorët. Piktori i zgjuar amerikan dhe që përdorte aforizma, Ad Reinhard, kishte thënë se skulptura është ajo që ju përplaseni me të kur bëni prapa për të shikuar një pikturë. Ne e dimë që objektet mund të mbajnë gjurmë të virusit, por nuk është skulptura ajo që më shqetëson, janë njerëzit e tjerë. Gjithçka ka një aureolë tani dhe nuk është vetëm arti. Mendoj për Alberto Giacometti, të gjitha ato figura të gdhendura, piktura dhe vizatime me mburojën e tyre të energjisë së padukshme dhe disi të prekshme, që shtrihet nëpër hapësirën përreth tyre dhe na tërheq drejt fushës së tyre gravitacionale. Duke krijuar afërsi dhe përkundër madhësive të tyre, ato na tërheqin dhe na rezistojnë neve.
Do të doja që të thosha se sa e mirë do të ishte që të bredh rreth veprave të artit përsëri në një galeri, për të takuar gjëra që janë bërë me një qëllim, gjëra të realizuara para se kërcënimi të shfaqej. Por, ne i shohim gjërat si të bëra këtu dhe tani, pa marrë parasysh se kur janë bërë, dhe ja ku jemi. Me vetëdije të rritur e të pashmangshme të afërsisë dhe largësisë që rrit amplitudën e vetëdijes për hapësirën që ndajmë, të trupave dhe mendjeve tona në kohë dhe hapësirë, subjekte të gravitetit, të rrymave e ajrit, drita dhe hijet, gjersa llogarisim distancën e sigurt dhe afërsinë e rrezikshme, nuhatjen dhe djersitjen dhe marrjen e ajrit që e ndajmë bashkë.