Kulturë

Pandemia e shtyn për shtator festivalin e letërsisë “Polip”

 

Situata e krijuar për shkak të pandemisë së virusit COVID-19, e ka shtyrë edhe festivalin ndërkombëtar të letërsisë.

I planifikuar fillimisht që të mbahej në muajin maj, “Polip” tani po synon që të mbahet gjatë muajit shtator. Organizatorët kanë përzgjedhur datat për shënimin e jubileut dhe po ashtu i kanë konfirmuar edhe emrat e mysafirëve.