Kulturë

Beteja kundër harresës

Beteja kundër harresës
Tërheqja e forcave serbe, qershor 1999 | Foto: Alban Bujari
 

Historiani i njohur amerikan Daniel Jonah Goldhagen, në veprën e tij “Hitler's Willing Executioners” (1996), në të cilën Holokaustin e paraqet si “projekt nacional gjerman”, mendon se kishte paralele dhe ngjashmëri në mes krimeve të Milosheviqit mbi shqiptarët e Kosovës dhe përndjekjes së hebrenjve nga Hitleri.

Kur filloi spastrimi etnik nga trupat dhe policia serbe në Kosovë, sipas tij, qëllim politik ishte krijimi i “lebensraum” ose hapësirë ​ jete për serbët. Si Hitleri ashtu edhe Milosheviqi krimet e tyre i bënë në emër të ideologjisë, e cila zhvlerëson jetët e të tjerëve dhe duke u nisur nga ideja se njerëzit kanë të drejtë që t’i vrasin të tjerët, nëse ata u dalin përpara në rrugë, shkruan KOHA.