Kulturë

Driton Selmani me “Letra dashurie” në qese plastike, pyet në Kopenhagë

Driton Selmani: “Në duart e mia qeset mbeten një mjet për t’i përkujtuar gjërat ‘përgjithmonë’, një ekuivalencë e përafërt me jetëgjatësinë e qeseve...” (Foto: Nina Ivaniviq)
 

“Ai u jep jetë qeseve të rëndomta të plastikës, duke i transformuar ato në koleksione që shpalosin natyrën e qetë: Ngrirë në kohë e varur në mur, për t’i bërë të pavdekshme zbulimet, mendimet dhe zemërimet e tija”, ka shkruar historiania e artit Lora Sariaslan, për artin e Driton Selmanit, ekspozita personale e të cilit do të hapet në Kopenhagë këtë muaj. “Letra dashurie” (Love Letters) titullohet ekspozita në të cilën Selmani artin e tij e shpërfaq në qese të plastikës. Përshkrimi më esencial që ua bën veprave është se ato përbëjnë më shumë pyetje sesa udhëzime apo përgjigje. Për të, krijimi i tyre është i lidhur ngushtë me atë që e kërkon me të vërtetë.

“Do të thosha më shumë një udhëtim rreth njohjeve të reja sesa krijim i definicioneve pa dalje”, ka thënë Selmani në një bisedë për KOHËN.