Kulturë

Letërsia e Kosovës përmes tre romanësh

Shpesh herë e panjohur për lexuesin e gjerë përtej rretheve të studiuesve, letërsia e shkruar në Kosovë në gjysmën e dytë të shekulit të 20-të, paraqet një kapitull kapital në historinë e letërsisë moderne shqipe.

Një nga njohësit më të shquar të letërsisë së Kosovës, profesori i letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Nysret Krasniqi, ka folur për këtë letërsi në emisionin CODEX të KTV-së.