Duke u rritur me një frymë arti, Arba Lluka nuk kishte se nga t’i ikte kësaj fushe. Çfarëdo që të zgjidhte të bëhej, patjetër do të ishte edhe piktore…
Ndonëse si e vogël, pasionin e saj e shprehte përmes lapsit e ngjyrave në një letër. Kur erdhi koha që të vendoste për studimet, ajo i befasoi të gjithë.
Tash si juriste e diplomuar, Arba po vazhdon të pikturojë dhe për të mos i munguar njohuritë, ajo po kryen kurse online për pikturë. Për KOHËN ajo thotë se mes profesionit e pasionit, e ka gjetur mesin e artë.
Gryka e Rugovës u bë inspirim i përhershëm i saj, që nga ditët e para e deri më sot. Dhe për t’i kthyer sërish qetësinë që ia fali dikur, ajo synon që përmes artit të saj t’i kontribuojë qytetit.
Kështu ka filluar me trafon elektrike përballë shtëpisë së saj, duke e shndërruar atë në trafo ekologjike të Pejës.
E tillë është Arba. E buzëqeshur, e qetë... moderne me prekje feministe... dhe si e tillë, ajo premton se do të vazhdojë të pikturojë dhe atë që ndien ta shprehë me art.